Një grupim hakerash i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, të cilët dyshohet se qëndrojnë pas hakerimit të portalit qeveritar e-albania, kanë arritur të depërtojnë edhe në Ministrinë e Brendshme.
Këtë të mërkurë ata kanë publikuar 578 dokumente të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Tek dokumentet bëhet fjalë për disa emaile që ky institucion ka shkëmbyer me ambasadat shqiptare si dhe e-mailet që emigrantët shqiptarë u kanë nisur ambasadave tona të akredituara në shtete e huaja, ku shumica janë kërkesë për pajisje me karta identiteti si dhe për prokura.
Më konkretisht, bëhet fjalë për emailet e shkëmbyera me ambasadat shqiptare në Athinë, Shkup dhe në Moskë.
Pak ditë më parë, ky grup hakerash publikoi dhe e-mailet që i ishin dërguar kryeministrit Edi Rama.