Shqipëria po përballet këtë verë me situatë të rënduar nga zjarret nga jugu në veri, ku nuk kanë munguar as djegiet e banesave. Lidhur me këtë situatë ka ardhur së fundmi një reagim nga deputeti socialist Erion Braçe.
Ai ka publikuar një video ku shfaqen kodrat duke u djegur dhe njofton se në shtator do të do t’i paraqesë Kuvendit ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrvënies së qëllimshme. Braçe thotë se kjo mund të jetë një përpjekje e vogël, por mund të bëhet edhe shkas që të ndalohet djegia e vendit.
“SHIHENI; KESHTU DIGJET TOKA! Njollat e zeza ne kodra, nuk jane toka te pluguara, por te djegura!
Duket si TOKA E ZJARREVE! TOKA NUK DUHET TE DIGJET ME; DUHET NDALUAR!
Ne shtator do paraqes ne KUVEND, LIGJ PER NDALIMIN E DJEGIES SE TOKES PERMES ZJARRVENIES SE QELLIMSHME!
Nje perpjekje qofte edhe kaq, per te ndalur djegien e ketij vendi." shkruan Braçe.