"Takim vëllazëror", Rama shtrëngon duart me Erdoganin, ja temat për të cilat biseduan

10 August 2022, 13:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Takim vëllazëror", Rama shtrëngon duart me Erdoganin,
Rama dhe Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të mërkurë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Stamboll.

Teksa ka postuar një foto nga takimi, Rama shkruan në një postim në rrjetet sociale se kanë biseduar për projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë

"Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë" shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Turqi pasi ka marrë ftesë nga presidenti Erdogan për ceremoninë e hapjes së Lojrave të Solidaritetit Islam, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.


Video