Opozita kërkon shkarkimin e tij, Bledi Çuçi merr pushimet, kujt ia lë "çelësat" e Ministrisë së Brendshme

10 August 2022, 15:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Opozita kërkon shkarkimin e tij, Bledi Çuçi merr pushimet,
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi ka marrë pushimet verore dhe do të bëjë një shkëputje prej mbi dy javësh nga Qeveria.

Kompetencat e ministrit të Brendshëm ai ia ka deleguar drejtorit të Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta, Bledar Skënderi.

Ky i fundit do të mbajë detyrat si ministër i Brendshëm nga data 5 Gusht deri më 22 Gusht. Pas kësaj date. Çuçi do të rimarrë sërish kompetencat.

Kujtojmë se në protestat e fundit, opozita ka kërkuar shkarkimin e Çuçit pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u vra nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Opozita kërkon shkarkimin e tij, Bledi Çuçi merr pushimet,


Video