“Gonzato manipuloi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet”, reagon misioni i Bashkimit Evropian: Lajm i pavërtetë

1 May 2025, 15:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Gonzato manipuloi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet”, reagon
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian ka reaguar pas një lajmi të publikuar në disa media në Shqipëri, ku hidheshin akuza të rënda ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, se kishte ndërhyrë në raportin paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet, duke hequr disa emra.

BE thotë se lajmi është i pavërtetë, teksa thekson se “dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”.

Reagimi i plotë:

Njoftim: Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë. Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike.

OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR)


Video