Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e organizuar dje nga Komisioni i Rithemelimit, ku anëtarët e Këshillit Kombëtar zgjodhën 20 anëtarët e Kryesisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj ironizon duke "ngushëlluar" ata që besuan tek vota e lirë, por nuk u zgjodhën si pjesë e Kryesisë së PD-së. Gjekmarkaj shton më tej se ata të bëjnë gajret, pasi Doktori, duke iu referuar Berishës, i ka në zemër.
"Ngushëllime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udhëheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolën të zgjidhen në kryesinë e Foltores!
Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty. “Vota e lirë” do përsoset edhe më e uruara. Ajo do të “rithemelohet”!" shkruan Gjekmarkaj.