“Gafa” e Ballës, që i jep PD-së meritat për një nga protestat më të mëdha në Shqipëri

11 Qershor 2026, 16:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dita e djeshme, ka shënuar një nga protestat më të mëdha që pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Ajo ishte e madhe në pjesmarrje, por edhe paqësore dhe civile.

Dhe ndryshe nga parashikimet e analistëve, ajo veç po rritet ditë pas dite.

Por sot, i pyetur nga gazetarët për protestën e një dite më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në mënyrë amatoreske, ia ka dhënë meritat Partisë Demokratike.

“Nuk ishte protestë lokale. Dje ishte e gjithë PD-ja në protestë. Nga kampioni i protestave të PD-së, Sali Lusha, deri te gjysma e grupit parlamentar të PD-së.

Nisi si protestë lokale për flamingot, por bufat kanë filluar të ndjejnë veten si flamingo”, u shpreh Balla.

Për të delegjitimuar protestën, Balla dhe media pranë Qeverisë, po i mëshojnë idesë, se protesta po dominohet nga PD, duke i dhënë merita të pamerituara kësaj të fundit.

Kjo është një e pavërtetë e madhe, pasi aty është një pjesë shumë e vogël demokratësh dhe në shumicë të madhe, protestuesit janë të rinj, që thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”.

Tani Balla dhe mediat pranë Qeverisë, në vend të “vënë vetullat, po nxjerrin sytë” me pretendimin e tyre.

Nuk dihet e bëjnë me qëllim apo nga budallallëku, por po i japin fuqi dhe po bëjnë më të madhe se ç’është, Partinë Demokratike.

Se të gjithë e kanë parë, sa njerëz nxirrte PD në protestat e saj.

Jo për gjë, pot ë organizonte PD protesta kaq të mëdha, e kishte rrëzuar me kohë Ramën!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video