Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të mblidhen nesër në selinë qendrore të PS, ku do të diskutojnë procedurat për shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.
Mbledhja vjen në vijim të kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak të nisë procedurat për largimin e Veliajt nga posti, pasi që prej10 shkurtit Tirana është pa kryetar, për shkak të arrestit të ish-kryebashkiakut.
Pritet që gjatë takimit të trajtohen hapat ligjorë dhe institucionalë që duhet të ndiqen për zbatimin e kërkesës së kryeministrit Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, më 11 shtator.