Partia e Lirisë formon grup parlamentar, i bashkohen tre deputetë të PD-së (EMRAT)

16 September 2025, 18:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Partia e Lirisë formon grup parlamentar, i bashkohen tre deputetë

Partia e Lirisë do të ketë grupin e saj parlamentar i përbërë nga shtatë deputetë. Sipas marrëveshjes me Partinë Demokratike, grupit të deputetëve të Partisë së Lisë Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto, Brunilda Haxhiu dhe Erisa Xhixho, i janë shtuar dhe 3 deputetë nga grupi parlamentar demokrat.

Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja do të jenë pjesë e grupit të "PL" ku kryetar do të jetë Tedi Blushi dhe zv/kryetar Edmond Haxhinasto. Ndërsa deputetja Erisa Xhixho do të jetë zëdhënëse e grupit.

Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë:

Tedi Blushi – Kryetar

Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar

Erisa Xhixho – Zedhenese

Brunilda Haxhiu – Sekretare

Ina Zhupa

Ledina Alolli

Klodiana Çapja


Video