Erion Braçe reagon për lajmin e Vox News dhe sqaron të vërtetën e "mbylljes së dyerve" nga Garda në mbledhjen e Njësisë Nr. 7!

4 Prill 2026, 13:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Brace

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht ndaj lajmit të publikuar nga VOX News, ku pretendohej se Garda e Republikës e kishte bllokuar atë për të hyrë në takimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë nr. 7 në Tiranë.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Braçe shfaqet duke lexuar artikullin e VOX News në ekranin e kompjuterit dhe duke treguar me gisht titullin e lajmit, ndërsa jep sqarimet e tij mbi situatën.

Ai thekson se lajmi nuk përfaqëson realitetin dhe se nuk ka pasur asnjë “mbyllje dyersh” apo bllokim nga Garda.

“S’ka pasur asnjë incident! Dyert ishin hapur; nuk hyra unë dhe nuk hyra sepse mu duk që do i bëja karshillëk partisë sime!”, shprehet ai.

Reagimi i plotë i deputetit, Erion Braçe në faqen e tij në "Facebook":

NUK KA PATUR ASNJE INCIDENT!

DYERT ISHIN HAPUR;

NUK HYRA UNE DHE NJK HYRA SE MU DUK QE

DO I BEJA KARSHILLEK PARTISE SIME!

Dhe une nuk jam ky, nuk i kam bere kurre karshillek partise sime!

Nderkohe, une nuk e kam jam e nuk e kam bere kurre kete lloj politike-karshillek, konflikt, sherr, fyerje, shperfillje, relativizim, nenvleresim, shifje, thashetheme ne xhiro, merr llafe brenda e nxirri jashte, fantazo per cfare ndodh brenda e nxirre jashte si te vertete etj! E NEVERIS KETE POLITIKE!

Por nuk i ve faj MEDIAS, por te njejteve ne PS qe shperndajne keto lajme!

POOO, PREJ NJE JETE KAM BERE ATE POLITIKEN TJETER QE ESHTE SHERBIM PUBLIK, QE KA NE QENDER NJEREZIT DHE SHERBIMIN KONKRET PER TA!

Sipas reagimit të tij, mbledhja e Asamblesë së PS në Njësinë nr. 7 ishte një aktivitet normal dhe nuk ka pasur asnjë incident që lidhet me ndalimin e tij për të hyrë në takim.

Braçe shprehet kritik ndaj mënyrës së përhapjes së lajmeve të tilla, duke nënvizuar se nuk fajëson median, por individë brenda PS që, sipas tij, shpërndajnë informacione të pavërteta.

“E neveris këtë lloj politike – karshillëk, konflikt, sherr, fyerje, shpifje e thashetheme. Nuk i ve faj medias, por të njëjtëve në PS që shpërndajnë këto lajme!”, shkruan deputeti.

Kujtojmë se artikulli i publikuar nga redaksia jonë, raportonte se, Garda nuk e kishte lejuar deputetin të hynte në sallë, duke e cilësuar këtë si një incident të dytë pas një rasti të ngjashëm me deputeten, Elisa Spiropali.

Në fund të videos, Braçe thekson se gjatë gjithë karrierës së tij ka ndjekur një tjetër qasje në politikë, të fokusuar te shërbimi publik dhe qytetarët.

“Prej një jete kam bërë atë politikën tjetër, që është shërbim publik, që ka në qendër njerëzit dhe shërbimin konkret për ta!”, përfundon ai.

Reagimi i deputetit vjen në një moment kur ai ka shprehur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës dhe është aktiv në takimet e strukturave të PS në kryeqytet.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video