KQZ i jep shifrat elektorale ndër vite Erion Braçes, renditet ndër politikanët më të votuar

3 April 2026, 17:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ i jep shifrat elektorale ndër vite Erion Braçes, renditet
Erion Braçe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur deputetit socialist Erion Braçes në lidhje me kërkesën e tij ku kërkonte që t’i viheshin në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet.

KQZ shprehet se i vendos në dispozicion Braçes rezultatet personale nga viti 2001 deri në 2021.

Ndërkohë sa i përket rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend të viteve 1996 dhe 1997, KQZ nënvizon se iu janë drejtuar zyrtarisht Arkivit Qendror Shtetëror i cili thotë se këto dokumente nuk gjenden në fondin e tyre arkivor. Sipas shkresës “rezultatet e zgjedhjeve për këto dy vite administrohet në arkivin e Kuvendit të Shqipërisë”.

KQZ i jep shifrat elektorale ndër vite Erion Braçes, renditet
Dokumenti i KQZ

Dokumenti i nënshkruar nga Ilirjan Celibashi, tregon një panoramë të mbështetjes së madhe popullore për Braçen, që e rendisin atë si një nga politikanët më të votuar në vend.

Braçe e kërkoi këtë informacion zyrtar në KQZ, ndërsa ka bërë publike ambicien e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që PS ka planifikuar Ogerta Manastirliun.

Braçe u mandatua si deputet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare (11 maj 2025), duke fituar mandatin nga lista e hapur e PS-së, ndërsa rezultoi më i votuari.


Video