EMRAT: Abuzimi me tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë, kush janë 10 personat e akuzuar nga SPAK

27 October 2022, 12:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT: Abuzimi me tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë, kush
Foto ilustruese

SPAK ka nisur hetimet për abuzimet me tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë.

Mësohet se aktualisht ka 10 persona të dyshuar për abuzim dhe që janë marrë nën akuzë nga SPAK: Sonila Qato; Elona Gogo; Simon Prendi; Arbër Troka; Arjana Hasani; Erdit Salillari; Almir Hoxhaj; Nikollaq Mihali; Miranda Shkurti; Admir Pahumi.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’ dhe "shkelje të barazisë në tendera’.

Hetimi bëhet për lotin e 7-te te rrugës Kardhiq-Delvinë. Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet.


Video