Dialogu SHBA-Shqipëri, Blinken: Do qëndrojmë krah jush

27 October 2022, 08:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dialogu SHBA-Shqipëri, Blinken: Do qëndrojmë krah jush
Antony Blinken dhe Olta Xhaçka

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka takuar Ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Në një postim në Twitter tregon se diskutuan për prioritetet e përbashkëta ndërsa festojnë Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri.

“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhacka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkroi Blinken.


Video