Ekspertja amerikane: Nëse nuk e ndalojmë Rusinë, radhën e ka Ballkani

20 January 2024, 16:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekspertja amerikane: Nëse nuk e ndalojmë Rusinë, radhën e ka
Presidenti rus Vladimir Putin

Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, ka komentuar fjalimin e presidentit amerikan, Joe Biden, të mbajtur dje në Shtëpinë e Bardhë e ku flet për agresionin rus në Ukrainë dhe shtron pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Amerika largohet dhe Putin mposht Zelenskyn.

Stradner ka thënë se për një kohë të gjatë ka paralajmëruar për lutë në Ballkan dhe se më në fund SHBA-ja ka hapur sytë.

Ajo ka thënë se nëse SHBA-ja nuk e ndal Rusinë, radha është për Ballkanin, meqë Rusia kërkon një front të dytë në Evropë.

“Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund SHBA ka hapur sytë. Nëse nuk ndalojmë Rusinë, Ballkani është i radhës.Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë”, ka shkruar ajo.


Video