ZBARDHET VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon të arratisurin Ahmetaj: Nuk është cenuar e drejta e ish-zv kryeministrit!

20 January 2024, 11:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ZBARDHET VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon të arratisurin Ahmetaj: Nuk
Arben Ahmetaj

Zbardhet vendimi i Kushtetueses në lidhje me ankimimin e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj, në lidhje me kontrollet në banesën e tij dhe bashkëjetueses Eriola Hoxha.

Gjykata Kushtetuese vendosi se nuk kishte shkelje të të drejtave të subjekteve.

Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se kërkuesit kanë kundërshtuar vendimet gjyqësore të dhëna nga GJKKO-ja e Apelit dhe Gjykata e Lartë, të cilat kanë vendosur me radhë mospranimin e ankimit ndaj vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për kontrollin vetjak dhe të banesës.

Në ankimin e Kushtetues nuk rezulton që ata të kenë kundërshtuar vendimin e GJKKO-së së Shkallës  së Parë që ka lejuar kontrollin dhe as dispozitat e KPP-së që rregullojnë procedurën e kontrollit.

Me fjalë të tjera, kërkuesit nuk kanë kundërshtuar kontrollin e banesës, paprekshmëria e së cilës garantohet nga neni 37 i Kushtetutës dhe as kontrollin personal, por kanë zgjedhur të kundërshtojnëvendimet gjyqësore që nuk kanë pranuar ankimet e tyre (apelin dhe rekursin).

Vendimi i plotë

 


Video