Drejtuesi i PPE në takimin me Berishën: Jemi të bindur se do fitoni zgjedhjet

7 April 2025, 12:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtuesi i PPE në takimin me Berishën: Jemi të bindur se do
Berisha në grupin e PPE

Drejtuesi i grupit të Partive Popullore Europiane në Strasburg, Pablo Hispan, garantoi kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, se kanë mbështetjen e organizatës më të madhe politike të Europës.

Ai tha se PPE do të sjellë në Shqipëri një delegacion të madh për të mbikëqyrur zgjedhjet.

“Faleminderit zoti Berisha për prezantimin.

Siç e dini, ju keni mbështetjen tonë më të madhe dhe grupi ju uron suksese, me bindjen se do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme.

Ne do sjellim një delegacion të madh nga Partitë Popullore Europiane, që të mbikëqyrim zgjedhjet, për të mbështetur demokracinë dhe transparencën për popullin shqiptar”, tha Hispan.

 


Video