Një problem serioz në Vlorë, që nuk prek vetëm dy biznesmenë
18 Maj, 16:28Fokus
Parlamenti i Shqipërisë vijon ende të quhet Kuvendi Popullor.
Në fotot e dokumentacionit shtetërorë, buxhetit 2025, të depozituara në Kuvend janë gjurmë nga hijet e shkuara të komunizmit si termat “Kuvendi Popullor”.
Drafti po kalon në komisionet parlamentare ku vijojnë seancat për shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2025.
Një skandal i vërtetë po të mendohet se ndër institucionet më të larta shtetërore vijon të kërkojë para nga buxheti i shtetit nën emrin “Kuvendi Popullor”.
Kuvendi nga pritet të dalin aktet për legjititimin e demokracisë dhe funksionimin e shoqërisë i ka ngel ora 34 vite më parë.
Ky fakt është bërë publik nga një prej deputetëve më të reja të Partisë Demokratike, Andia Ulliri.