“Djathtas për Zhvillim”, krijohet koalicioni LZHK-Djathtas 1912: Ja kush do ta drejtojë

3 March 2025, 22:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Djathtas për Zhvillim”, krijohet koalicioni LZHK-Djathtas
“Djathtas për Zhvillim”, krijohet koalicioni LZHK-Djathtas 1912

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit dhe Partia “Djathtas 1912” e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë zyrtarizuar koalicionin që do të quhet “Djathtas për Zhvillim”.

Drejtuesi politik i koalicionit do të jetë Dashamir Shehi, sipas marrëveshjes së nënshkruar.

Sipas kërkesës së partive, ky koalicioni do të jetë në opozitë me shumicën qeverisëse.

Në këtë koalicion drejtimi është kolegjial. Asnjë nga partitë pjesëmarrëse nuk ka rol kryesor apo dytësor në raport me partitë e tjera.

Drejtimi i koalicionit bëhet kolegjialisht nga një grupim i krijuar me përfaqësues të të gjithë partive pjesëmarrëse.



Video