Deputeti zbulon emrin e Avokatit të ri të Popullit: Alibeaj ka bërë marrëveshje me PS

18 November 2022, 16:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti zbulon emrin e Avokatit të ri të Popullit: Alibeaj ka
Avokat i Popullit

Deputeti demokrat Luan Baçi ka zbuluar sot se postin e Avokatit të Popullit do e marrë Dorian Gjomarkaj.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Baçi është shprehur se Dorian Gjomarkaj do të zëvendësojë Erinda Ballancën, pasi Enkelejd Alibeaj ka bërë një marrëveshje me Partinë Socialiste. Ai shtoi më tej se Alibeaj nuk përfaqëson PD-në. 

Luan Baçi: Ju si mazhorancë bashkë me z. Alibeaj, me të gjitha ndryshimet, edhe kur janë në të mirë të qytetarëve, jam i detyruar të abstenoj, për arsyen se janë të dakortësuara vetëm përmes jush dhe absolutisht jo me deputëtët e PD, ju e dini se kush janë deputëtët e PD. Më vjen keq që i jepni kaq oksigjen z. Alibeaj, deri sa të ndërhyjë dhe në listën e folësve në parlament, duke na caktuar vetëm 2 minuta kohë në kuvend. Dhe po kështu mund t’ju them se në vazhdimësi të kësaj marrëveshje do ketë dhe të tjera, që ju jeni dakortësuar paradhënie, një nga ato që do kaloj është avokati i popullit, në dy kandidaturat që ka propozuar ushtruesi i detyrës së kryetari, me atë grup të vogël deputeëtësh, ka nxjerr si kandidatur më të preferuar Ledio Brahon, në fakt do më lejoni të them ju do të votoni me z. Alibeaj, kandidaturën tjetër që s’ka marrë votat e që nuk është as jurist. Teatër absurd që luhet në komisionet e parlament.

Arben Pëllumbi: Konsensusi mund të jetë i gjerë, por edhe indidivdual. Ky është ndyrshim i vonuar dhe ju jeni dakortë për këtë, por tanimë kemi një grup të opozitës që është ngritur në lartësiën e duhur për të bërë këto ndryshime. Ne si mazhorancë kemi praktikë parlamentare që emrin e Avokatit të Popullit e zgjedh opozita, por ne duhet të bimë dakortë. Unë se di kush do votohet nga Partia Socialsite për Avokat Populli, sepse ende s’jemi mbledhur për këtë pikë.


Video