Dako në fushatën e Durrësit, Spartak Braho tregon bisedën me Ramën: Nuk i erdhi mirë...

7 February 2022, 19:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dako në fushatën e Durrësit, Spartak Braho tregon bisedën me

Hyrja e ish-kryebashkiakut rë Durrësit, Vangjush Dako, në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale për qytetin bregdetar ka trazuar ujërat brenda kampit të mazhorancës.

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka treguar një episod nga biseda e tij me kryeministrin Edi Rama për pjesëmarrjen e Dakos në fushatë.

Në studion e “Breaking”, Braho u shpreh se i ka kërkuar kryeministrit që ta mbajë larg Vangjush Dakon, por Ramës nuk i erdhi mirë, siç thekson Braho.

Dalja e Dakos në fushatën e zgjedhjeve të 6 marsit, me kandidaten për Bashkinë e Durrësit Emirjana Sako, për Brahon ka sjellë një reagim negativ te qytetarët.

“Dako ka dalë në fushatë për këto zgjedhje. Kam komunikuar me Ramën, i thash largohu nga Vangjush Dako. E pashë që nuk i erdhi mire. C’e pyet, Dako në fushatë ishte tmerr. Pati në Durrës reagim shumë negative. Durrësi mban vulën e tij dhe kulmi i skandalit është Veliera. Një palo vepër pa kuptim fare”, tha Braho.

Edhe kandidati i ‘Rithemelimit’ në Durrës, Luan Hoti, reagoi pas daljes së Vangjush Dakos në fushatë. Ai konsideroi se Dako kërkon ta shndërrojë qytetin në “non-grata”.


Video