Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Përfaqësuesi i presidencës, Bledar Dervishaj ka bërë me dije se Ilir Meta do të çojë në Prokurori Kuvendin, pasi sipas tij ka manipuluar provat shkresore.
"U provua se Kuvendi edhe së fundmi depozitoi prova të manipuluar me qëllimin që të rrëzohen pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, çfarë mund të mendojnë ne se çfarë ndodh në organet e tjera, por që trajtojnë të drejta themelore, Meta ka vendosur t'i drejtohet prokurorisë për një procedurë hetimore për këtë shkak ashtu si kurse është e drejtë e Gjykatës që të marrë një vendim, për manipulimin e shkresës në 4 shkurt2022", tha Dervishaj.