
Këtë të hënë ka rinisur gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.
Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut te shtetit do jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij do lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.
Presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.
Sot me nisjen e seancës përfaqësuesi i presidentit Bledar Dervishaj tha se ka sjellë për trupin gjykues prova dhe fakte të reja.
Dervishaj i ka paraqitur një kërkesë të re gjykatës.
Bushka: Duam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.
Tusha: Mund t’ju vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.
Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar, kam sjell prova dhe fakte të reja.
Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptopin e gjykatës që është i certifikuar.
Dervishaj: Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. Nuk u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur të premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por kuvendi s’mund të ndërhyjë të prova, te vërtetësia e saj.