
Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish të hënën në serinë e tretë të seancës plenare për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Në këtë seancë, gjykata pritet të dëgjojë përgjigjet për 72 pyetjet që i ka drejtuar Presidentit, përgjigjet e të cilat vetë Ilir Meta do t’i lexojë para publikut në të njëjtën kohë që dorëzohen në gjykatë.
Më 3 shkurt Presidenca paraqiti një fashikull prej 140 faqesh, ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën dhe njëkohësisht kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese për konflikt interesi dhe papajtueshmëri, kërkesë që u rrëzua nga Kushtetuesja.
Në raportin voluminoz të Kuvendit, Meta akuzohet për shkelje të paanshmërisë, unitetit të popullit, nxitje dhune dhe gjuhë urrejtjeje para dhe gjatë 25 prillit të vitit të kaluar.