“Non grata” nga SHBA, por Dako nis fushatën në Durrës

6 February 2022, 18:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Non grata” nga SHBA, por Dako nis fushatën në Durrës
Ish-kryetari
i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA gjatë një takimi me në krah kandidaten e PS të 6 marsit, Emirjana Sako

Vangjush Dako ka nisur fushatën për Partinë Socialiste në Durrës në mbështetje të kandidates Emirjana Sako, pavarësisht se është shpallur “non grata” nga SHBA.

Në këto foto të siguruara nga “Panorama” Dako shfaqet në mesin e disa mbështetësve të PS.

Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.

Kryemininistri Rama e justifikoi moskandidimin e Dakos si një zgjedhje personale të ish-kryebashkiakut.

 


Video