Berisha thirrje Dumanit: Mos e mbaj të fshehtë atentatin ndaj Top Channel

23 Maj 2024, 22:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Altin Dumani dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, se po mban të fshehtë atentatin ndaj Top Channel.

“Ky është Altin Zamani, ky kriminel që arkivon krimet më monstruoze elektorale ndaj shqiptarëve. Ky kriminel që arkivon dhe fsheh lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe lejtnantëve të tij.

Do i bëjmë një pyetje sonte: po pse e mban të fshehtë dhe në mbrojtje ti terroristin që shkrehu breshëri mbi Top Channel dhe vrau rojen e pafajshme aty?

Ka 6 muaj që policia e shtetit ka deklaruar se është kapur autori i aktit terrorist. Atëherë, çfarë ke ti, kush të urdhëron ti?

Edi Rama të urdhëron të fshehësh një terrorist që vrau një njeri të thjeshtë?

Vrau një roje. Po pse çfarë ishte ai, njeri pa emër ishte ai që u vra në krye të detyrës. Ja pra miq, ky është Altin Zamani, që ka vetëm një preokupim madhor se duhet të ndryshojë Kushtetutën për karrigen për menderen e tij.

Pas 9 vitesh, edhe Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë gjithnjë kanë pasur 7 apo 9 vite. Kurse atij i duhet Aranit Çela avi, përjetë.

Të jesh i bindur se mund ta ndryshojnë këta hajdutë Kushtetutën, por asgjë nuk të shpëton ty nga ligji dhe drejtësia. Nga Kushtetuta dhe e drejta”, tha Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij në mitingun e përditshëm me simpatizantët e tij.

Ndërkohë, Berisha nuk reagoi në momentin kur Top Channel u sulmua me breshëri plumbash dhe vrau rojen e godinës, por vjen 15 muaj me vonesë.

Ndoshta ish-kryeministri vendosi ta bëjë këtë thirrje për zbardhjen e ngjarjes, në ditën e humbjes së jetës së themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video