Berisha tërhiqet pas presionit të deputetëve të PD

2 February 2026, 17:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha tërhiqet pas presionit të deputetëve të PD

Sali Berisha duket se ka reflektuar pas presionit të deputetëve demokratë dhe ka vendosur që të marrë pjesë në mbledhjen e komisioneve parlamentare.

Lajmin e ka dhënë, deputeti Luçiano Boçi, i cili pas mbledhjes me dyer të mbyllura mes demokratëve, u shpreh se PD-ja do të vijojë të jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Po ashtu, ai tha se nuk do të bojkotohet as Komisioni për Reformën Territoriale.

 “Ndërkohë, qëndrimi i PD-së, pas diskutimeve në Grupin Parlamentar dhe në Kryesinë e Vogël, është që PD-ja vazhdon dhe do të vijojë të jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Do të vazhdojmë me axhendën e komisionit, e cila ka mbetur në momentin e zgjedhjes së sekretarit të komisionit. Nuk do ta bojkotojmë komisionin”, tha Boçi.

Kujtojmë që disa deputetë të PD-së, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, bënë thirrje për mos braktisjen e Komisioneve për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.


Video