Berisha shkon në SPAK, përshëndetet me militantët!

2 March 2026, 10:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha ka përshëndetur përfaqësues të opozitës, por edhe qytetarë të cilët ishin mbledhur para ambienteve të SPAK.

Kreu i PD paraqitet në SPAK të hënën e parë  dhe tretë të çdo muaji.

Në kuadër të dosjes “Partizani”, ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.


Video