Berisha “mbron” Bardhin: Rama me gjuhë ordineri, e shndërroi foltoren në tualet të gojës së tij

22 December 2022, 21:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha “mbron” Bardhin: Rama me gjuhë ordineri, e
Sali Berisha

"Një fjalor prej ordineri" Kështu e ka konsideruar lideri demokrat gjuhën e kryeministrit Edi Rama gjatë përplasje së sotme me deputetin Gazment Bardhi.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka paralajmëruar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën se nëse vazhdon të tolerojë Ramën të replikojë me deputetët e opozitës do të ketë pasoja shumë serioze. Sipas Berishës, Rama e ka kthyer foltoren në një tualet të gojës së tij.

“Zonja kryetare, ju, po e çoni parlamentin drejt katastrofës. Drejt konfliktit të pashmangshëm. Nëse këtui del kreu i juaji, dhe në shkelje të çdo etike e morali, shpërthen me një fjalor të padenjë, me një fjalor ordineri, unë të garantoj që Parlamenti do ketë zhvillime dramatike të paparashikueshme. Ju, e lejoni atë të shfryjë si ordiner ndaj deputetëve të opozitës. E kuptoj që është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjet e qeverisë, në takimet e ngushta. Por këto të gjitha janë brenda familjes tuaj.

Kur shtrihen në opozitë, këto mund të bëhen shkak konfliktesh shumë serioze. Nëse do të drejtosh këtë parlament, duhet t’i japësh fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor fjalorin më ordiner ndaj deputetëve, dhe e shndërron këtë foltore në tualet të gojës së tij. Në mënuyrë të përsëritur, fjalori është i njëjtë për të gjithë. Nga fronti i tij, mund të marrin të gjithë. Por zgjidhja është t’i mbyllësh gojën një ordineri kundër opozitës. Ju po e çoni parlamentin drejt katastrofës.

Unë kam dorëzuar në parlament një ligj. Me të cilin u hiqet e drejta e parashkrimit për vepra penale, gjatë ushtrimit të detyrës, kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesore të agjencive që kanë të bëjnë me fondet dhe pasuritë publike. Ju, në mënyre antikushtetues, e bllokoni ligjin, duke shkelur çdo rregull dhe se sillni në parlament siç e kërkon rregullorja. Pse se sillni? Se e dini që në atë ligj për të gjitha këto vjedhje, nuk do ketë më parashkrim. Nuk parashkruhet më vjedhja e 420 mln euro me firmën e Edi Ramës.”- tha Berisha.


Video