Deputetja e PD-së Flutura Açka, i përmendi kryeministrit Edi Rama një detaj të pathënë më parë.
Ajo tha në Kuvend se në vitin 1998, kryeministri Edi Rama, kur atë kohë ishte emigrant, ka shkuar në shtëpinë e saj në Holandë me disa miq. Ajo tha se ia ka ruajtur karrigen ku është ulur dhe i kërkoi që të thotë se pse ka shkuar në Amsterdam.
Rama ju përgjigj me ironi duke thënë se ishte atje për shkak të lidhjeve kriminale që ka pasur në atë kohë.
Açka: Po e nis nga fundi për këtë çështjen e prostitucionit në Holandë, po shkoj shpesh në Amsterdam, shkoj kur kam nevojë të purifikojë shpirtin edhe mendjen dhe për të parë Van Gogun, por edhe për të marrë copy-right për autorët që botoj në shqip. Po në ato raste kam shkuar është e vërtetë. Dua të të kujtoj rastin kur ka shkuar kryeministri. Në shtëpinë time në Holandë, ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit 1998. Ishit emigrant, bashkë me disa miq tuajt, keni pirë kafe. Është akoma karrigia. Kur të bëni muzeun, shkoni dhe e merrni. Ua kam ruajtur. Nga ajo karrige jeni ngritur dhe keni shkuar ju në Amsterdam. Pse keni shkuar në Amsterdam? Ju folët që nuk ia shpjegoni dot djalit fjalorin e përdorur nga zoti Bardhi. Nejse kaloi, do të bëni mirë që t'i shpjegoni dhe fjalën që keni përdorur për opozitën (gojore) të mos e them për të dytën herë, do e kërkoja sinqerisht që sot të kërkoni ndjesë. Edhe sot. Unë vërtetë do të mendoj se ke ndryshuar. Atë fjalë nuk e kam pranuar kurrë dhe nuk do e pranoj kurrë. Sa për zotërinë që thatë, për liderin historik, e nderojmë për atë pjesë që kam. Ai që kemi në krye, mos ma kujtoni mua por kujtojani vetes. Ne si grup e kemi bërë distancimin, e çmojmë, siç edhe ju kur t'ju vijë koha. Unë kisha besim tej ju se iu njihja. Por që nga 21 janari, më keni zhgënjyer personalisht, ndaj mbaj këtë qëndrim ndaj jush.
Rama: Nuk kam asnjë pretendim që kam ndryshuar. Nuk e thashë dhe nuk ua plotësoj dot kërkesën. Kam një këshillë, kur t'ju kujtohet fjala mos t'ju shkojë mendja për keq. Kjo është këshilla ime. Tek shpresat që keni pasur tek unë, do i shihni gjërat më kthjellët. Pastaj pyetja pse kam shkuar në Amsterdam, përgjigjia është për disa lidhje kriminale që kam pasur që në atë kohë.