Beqaj pyet GJKKO: Dua qëndrimin tuaj për ato që do them në Komisionin Hetimor!

19 Shtator 2024, 14:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Beqaj

Në seancën paraprake të kësaj të enjte për “Sterilizimin”, ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj pyeti Gjykatën e Posaccme se çfarë duhet të thotë dhe çfarë jo, nëse ai thirret në Komisionin Hetimor, në cilësinë e dëshmitarit.

Ilir Beqaj: “Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet ti zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor, dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës”.

Nga ana e prokurorëve iu bë me dije se për këtë çështje, Beqaj nuk ka masë sigurie të karakterit shtrëngues, çka do të thotë që nuk ka përse merr leje nga SPAK ose GJKKO, për t’ju përgjigjur thirrjes në Komision.

Në listën e Komisionit, Ilir Beqaj në cilësinë e ish ministrit të shëndetësisë është thirrur si dëshmitar në datën 9 tetor. Përveç tij në Komision është thirrur edhe ish zëvendës ministri i shëndetësisë Klodjan Rrjepajt.

Këtij të fundit i është dhënë leja për të dëshmuar të premten në Komisionin Hetimor paralamentar të Shqipërisë, ndërsa do shoqërohet nga policia.

Seanca paraprake për “Sterilizimin” u shty në datë 3 tetor, pasi prokuroria e posaccme nuk ka mbaruar ende 160 faqet e akuzës, pas kërkesës së bërë nga vetë Ilir Beqaj dhe avokati i tij. Deri më tani janë lexuar 70 faqe.

 

Video