Beleri dhe Goro në burg, kush janë 2 emrat që mund të marrin drejtimin e Himarës?

26 March 2024, 12:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beleri dhe Goro në burg, kush janë 2 emrat që mund të marrin
FOTO: Jorgo Goro/ Blerina Bala/ Fredi Beleri

Pas ngërcit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga vendoret e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë, bëhet me dije se drejtimi i bashkisë do t’i kalojë një prej nënkryetarëve.

Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet  më 29 mars dhe  të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Beleri dhe Goro në burg, kush janë 2 emrat që mund të marrin
Blerina Bala apo Pervin Gjikuria

Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës dhe burime bëjnë me dije po ashtu se Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit.


Video