Berisha: Industria e ndërtimit drejt krizës! Tirana ka më shumë banesa bosh se gjithë Ballkani

25 March 2024, 20:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Industria e ndërtimit drejt krizës! Tirana ka më
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin pranë banesës së tij, deklaroi se industria e ndërtimit po shkon drejt një krize falimentimi.

Sipas Berishës, Tirana është kryeqyteti me më shumë banesa bosh se i gjithë Ballkani bashkë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, narkoeuro ka shkatërruar përfundimisht tregun e banesave. Shqipëria sot, Tirana sot ka banesa bosh më shumë se të gjitha vendet e Ballkanit të marra së bashku. E megjithatë, kullat, monumentet e drogës dhe korrupsionit, lartësohen çdo ditë.

Çmimet shkojnë në stratosferë. Vendi ecën drejt një krize të tmerrshme falimentuese të industrisë së ndërtimit. Çdo qytetar që do të blejë një shtëpi në Tiranë, e ka të pamundur, sepse paratë e drogës nuk e lejojnë atë. Narkoeuro e mban çmimin në stratosferë.


Video