Dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH-së? Reagon Alfred Peza

25 March 2024, 22:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH-së? Reagon Alfred
Alfred Peza

Në mediat online qarkulloi sot një lajm se Alfred Peza ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Lajmi u përforcua nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se dorëheqja e Pezës është një lajm i mirë.

Por ky lajm është përgënjeshtruar nga vetë Alfred Peza.

“Deri në 15 qershor 2028 këtu më kanë. Për mandatet e tjera të shohim”, tha Peza për Vox News.


Video