Begaj shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Lushnje: Shërim të shpejtë të plagosurve

1 March 2024, 19:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Begaj shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Lushnje:
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë në Lushnje, ku nga një shpërthim i fuqishëm në biznesin e deputetit të PS, Bujar Çela humbën jetën dy punëtorë, babë e bir.

Begaj i uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe vetë deputetit Çela që po ashtu mbeti i lënduar me plagë serioze.

Shpërthimi u shkaktua pasi vinçi që po lëvizte bombola oksigjeni ra në kontakt me tensionin e lartë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm z. Taulant Balla për t’u interesuar mbi ngjarjen  fatkeqe, që ndodhi në Lushnjë, pasditën e sotme.

 Presidenti i shpreh ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen tragjike të dy familjarëve të tyre të dashur.

Presidenti i Republikës i uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe deputetit Bujar Çela”, shprehet Begaj.


Video