Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka pritur sot homologun e tij sllovak Robert Kalinak. Vengu shprehet se diskutimet janë fokusuar në mundësinë e bshkëpunimit mes dy vendeve.
Ai e vlerëson rolin e Sllovakisë në NATO teksa thotë se bashkëpunimi me vendin tonë do të ishte një garanci për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Ky takim vjen pak kohë pasi Shqipëria, Kroacia dhe Kosova firmosën një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, me mundësinë për zgjerimin e saj me pjesëmarrjen e shteteve të tjera të rajonit.

Mesazhi i Vengut:
Një aleat i çmuar në tryezën e NATO-s, dhe mbështetëse e palëkundur e anëtarësimit tonë në BE, Sllovakia vlerësohet për kontributin e rëndësishëm që jep në sigurinë kolektive.
Kënaqësi të prisja sot në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të diskutoja me homologun sllovak, Robert Kaliňák, me të cilin u fokusuam kryesisht në mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e rijetëzimit të industrisë ushtarake.
Bashkëpunim i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit ku Sllovakia gjithnjë e më shumë ka një qasje vullnetmirë përkundrejt faktorit shqiptar.
Ďakujem Robert