“E dija që partia do çahej”, Berisha zbulon se çfarë i tha Bashës kur u shpall non grata nga SHBA: Lul mos u përziej në...

27 March 2025, 22:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E dija që partia do çahej”, Berisha zbulon se
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se e dinte që partia do të çahej kur u shpall non grata nga SHBA.

Ai rrëfeu edhe se çfarë i tha Lulzim Bashës.

“Edhe në vitet ’90 unë nuk zemërohesha me asnjë që më sulmonte. Pse? Sepse i thoja vetes ‘shiko, të thonë ç’të duan, se nuk janë këta që cenojnë psikologjinë tënde’. Unë po kërkoja gjëra që ishin tabu dhe po dukej se po dilja kundër regjimit që ata e donin, nuk janë diktuarat ashtu siç mendojnë njerëzit. Unë isha një nga ata që po u trazoja atyre psikologjinë. Po kaloja në Suk të Përmetit dhe më del një grua e veshur siç ishte koha, kishte marrë një bazë dheu dhe më gjuajti. E pyes pse më gjuajti, ‘ik, je kshu je ashtu’, më tha. I dhashë dorën, e kishte kallo, kooperativiste.

Unë nuk zemërohesha. Kur thirra foltoren njerëzit e mi të afërt më thanë ’po sikur të mos vijnë’, u thashë ‘8 vetë të vijnë më mjaftojnë’. Unë entuziazmohem me praninë e madhe të njerëzve. Nuk mërzitem dhe kur ka prani të vogël. I vetëdijshëm për këtë… e dija unë që partia do çahej. Disa gjëra që mund të bënte ambasadorja nuk i kisha imgjinuar, por e dija që njerëzit do kishin shqetësim ndaj këtij vendimi të Amerikës. Isha jashtëzakonisht i qetë. I them Bashës ‘Lul mos u përziej në këtë punë, as ti as partia. I thashë  do e zgjidh vetë, me parimin e Hotit”, u shpreh Berisha.

 

 


Video