Drejtuesi Politik i Koalicoonit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan për të prezantuar kandidatët për deputetë para strukturave.
Emin Cani, Regis Çela, Endri Hasa, Matilda Ibrahimi, Migena Kapllani, Mirela Karabina, Blerim Kuqja, Aldi Lekaj, Redion Llalla, Naim Meta, Desard Muzhaqi, Adriatik Vrapi, Bujar Vreto dhe Marsida Xhindi, janë emrat e Koalicionit që do të kërkojnë votën në listën e hapur për këtë qark.
Në fjalën e tij, Basha foli edhe për një prej simboleve të korrupsionit qeveritar siç është inceratori në Elbasan. Ai tha se disa vite më parë ishte vet kryeministri Rama qëmblodhi shokët dhe zhvilloi një mbledhje ogurzezë për të justifikuar aferën korruptive më të paimagjinueshme në historinë e Shqipërisë pluraliste. Sipas tij, aty ishin Lefter Koka dhe Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, Alqi Bllako, shokët me të cilët ndërtohej kjo aferë korruptive dhe që përpiu qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
Basha më tej thotë se këtu merr kuptim dhe shprehja e tij për kryeministrin “ku ‘tmetën shokët”, pasi shokët që kishte me vete në incenerator për ta mbrojtur vjedhjen e shekullit, një nga një ia mori SPAK, e ca dekriminalizimi.