Basha: Drejtësia duhej të kishte nisur me kohë hetimet për të shpallurit "non grata"

14 April 2022, 12:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha: Drejtësia duhej të kishte nisur me kohë hetimet për

Këtë të enjte Lulzim Basha ka folur për mediat para Kuvendit të Shqipërisë. 

Ai është pyetur nëse drejtësia duhet të nise hetimet ndaj personave të shpallur non grada, ai është përgjigjur "patjetër që duhet të nisë një gjë e tillë".

“Normalisht që po, drejtësia duhet të kishte nisur hetime me kohë, duhet ta kishte bërë këtë gjë që në momentin që janë bërë akuzat e forta’, është shprehur Basha.

Gjithashtu Basha i është përgjigjur edhe pyetjes nëse ai e ka një vizë amerikane, ku thekson se nëse do i duhet do të aplikojë.

“Kam pasur një vizë prej kohës dhe nëse do më duhet një e tillë do e kërkoj dhe do e marr”, ka thënë Basha


Video