Lulzim Basha tregon momentet kur ka shkëmbyer mesazhe me Edi Ramën

14 April 2022, 11:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Basha tregon momentet kur ka shkëmbyer mesazhe me Edi Ramën
Në foto: Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga oborri i Parlamentit tha se dorëheqja e tij nuk ka shërbyer për bashkimin e demokratëve. Sipas tij, nga takimet e zhvilluara në bazë, ka konstatuar “një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve”.

Basha u pyet nga gazetarët në lidhje se ai komunikon me kryeministrin Rama, deputeti demokrats pohoi se me Ramën ka pasur vetëm dy mesazhe ngushëlluese njëra në 2020 dhe në 2021. 

Ish kreu i demokratëve foli edhe për gjendjen e sotme në Partinë demokratike, Basha foli për keqardhje e shqetësim. 

"Unë vij nga shumë takime në terren e shoh që ka një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve.

Shpreh keqardhje e shqetësim jo që s’ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët por është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin që kush nuk është me mua shpallet armik e kulak siç e keni parë atë që i bën kryetarit në detyre Enkelejd Alibeaj që mbron parimet e vlerat mbi të cilat qëndron PD e interesat e demokratëve", u shpreh Basha.


Video