Gjiknuri mbledh Sekretariatin e PS për procesin zgjedhor brenda partisë

13 April 2022, 19:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjiknuri mbledh Sekretariatin e PS për procesin zgjedhor brenda
Mbledhja e parë e Sekretariatit të Partisë Socialiste

Pas votëbesimit nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare gjatë Kongresit është zhvilluar dhe mbledhja e parë e Sekretariatit të Partisë Socialiste të ristrukturuar.

Mbledhja e zhvilluar nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, kishte në fokus procesin zgjedhor brenda partisë.

“Diskutuam mbi procesin zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste i cili do konkludojë me zgjedhjen e 61 kryetarëve të Partisë në të gjithë vendin me qëllim ri-organizimin dhe energjizimin e çdo strukture të forcës sonë politike. Partia Socialiste e Shqipërisë gjithmonë ka reflektuar eksperiencën e duhur për të përballuar me sukses sfidat që sjell koha”, thekson Gjiknuri.

 


Video