10 vite në pushtet, por Rama premton ende 24 orë ujë të pijshëm

25 April 2023, 13:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
10 vite në pushtet, por Rama premton ende 24 orë ujë të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Mallakastër, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Teksa prezantoi kandidatin Qerim Ismailaj, gjatë fjalës së tij Rama iu premtoi mallakastriotëve se prej muajit Qershor do të kenë ujë të pisjëm në çdo bashki.

"Me vendosjen e sahatëve të rinj që kanë filluar, nga qershori do të fillojë të sjellë 24 orë ujë të pijshëm në shtëpitë tuaja ujësjellësi i ri. Një kërkesë e kahershme, por më në fund edhe kjo e plotësuar. Ashtru sikundër edhe të tjera vepra do vazhdojmë ti bëjmë sëbashku. Prej disa muajsh ministrja është angazhuar në një bashkëpunim me Italinë, duke identfikuar disa pika strategjike për ullirin, natyrisht një prej tyre është Mallakastër." u shpreh Rama.


Video