FOTO-LAJM/ Furgoni i Belind Këlliçit i mbushur me... gjoba për parkim të gabuar

24 April 2023, 22:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO-LAJM/ Furgoni i Belind Këlliçit i mbushur me... gjoba për
Furgoni i Belind Këlliçit

Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës, Belind Këlliçi sulmon thuajse përditë Policinë Bashkiake, e cila ndëshkon personat që parkojnë makinat në mënyrë të gabuar. Por me sa duket kandidati i Berishës e paska personale këtë betejë. Sepse ai qarkullon me një furgon që rezulton se është shkelës i vazhdueshëm i rregullave të qarkullimit.

Furgoni i fushatës së Këlliçit ka marrë disa gjoba, si nga Policia Bashkiake, ashtu edhe nga Komisariati nr 6 për parkingje në vende që nuk lejohen. Jo vetëm kaq, por furgoni i Këlliçit vijon që të jetë debitor duke mos paguar gjobat, edhe pse një kandidat për kryetar bashkie do të duhet të ishte shembulli i korrektësisë për të tjerët.

A është ky modeli që promovon Këlliçi, kur sulmon Policinë Bashkiake kur bën detyrën e saj?

Me sa duket, modeli që ai ofron është sërish koha e Lulit dhe Berishës, ku më të fortët me X5 dhe Range Rovera sfidojnë dhe ligjin.


Video