Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën 4 viktima dhe 88 të plagosur

8 November 2026, 17:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën 4 viktima dhe 88

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 88 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave në Egjipt, në jug të kryeqytetit Kajro.

Aksidenti ndodhi të dielën në zonën Al-Ayyat, në provincën e Gizës, rreth 52 kilometra larg Kajros. Sipas Ministrisë së Transportit, një tren që udhëtonte drejt provincës Fayoum, në jugperëndim të vendit, u përplas nga pas me një tjetër tren që kishte si destinacion provincën Aswan, në jug të Egjiptit, raporton AP.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej trenave doli nga shinat, por autoritetet nuk kanë bërë të ditur se për cilin prej dy trenave bëhet fjalë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nga aksidenti kanë humbur jetën katër persona, ndërsa 88 të tjerë janë plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spitalet pranë zonës për të marrë ndihmën mjekësore.

Pas ngjarjes, presidenti egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi deklaroi se kishte urdhëruar nisjen e një hetimi të menjëhershëm për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që rezultojnë fajtorë.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës dhe vinçat janë dërguar në vendngjarje për largimin e mbetjeve të trenave dhe rikthimin sa më shpejt të qarkullimit hekurudhor në normalitet.

Kjo nuk është hera e parë që zona përballet me aksidente të tilla. Në shtatorin e vitit të kaluar, dy trena mallrash u përplasën në të njëjtin distrikt, duke lënë të plagosur makinistin dhe ndihmësin e tij.

 


Video