
Opozita ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve dhe vendimmarrjes në Kuvend.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar mazhorancën, duke e akuzuar se po trajton në mënyrë të papërgjegjshme kërkesat e opozitës.
“E keni kthyer Kuvendin në tallje. Kërkesat që kemi refuzuar tre muaj më parë, i sillni këtu copy-paste dhe kërkoni t’i votoni”, është shprehur Tabaku.
Tabaku kritikoi gjithashtu propozimet për ndryshimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, duke argumentuar se axhenda është e ngarkuar me projektligje, interpelanca dhe shqyrtimin e buxhetit.
Ajo kërkoi që Kuvendi të përqendrohet te interpelancat dhe projektligjet e shtyra nga seancat e mëparshme, në vend që të ndryshojë kalendarin e punimeve.