"O hajdut!"/ Edhe Ulsi Manja bie në pritën e protestuesve (VIDEO)

28 September 2026, 22:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një përplasje është shënuar jashtë ambienteve të Kuvendit, ku aktivistja Arvina Lleshi i është drejtuar me tone të forta deputetit socialist Ulsi Manja.

Ngjarja është filmuar prej vetë aktivistja, e cila ka nxjerrë telefonin në momentin kur Manja po largohej nga godina e Parlamentit. Teksa deputeti kalonte në oborrin e Kuvendit, ajo i është afruar dhe i ka drejtuar thirrjen: “O hajdut!”.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duket Manja që nuk reagon, teksa vijon të largohet nga ambientet e Kuvendit, ndërsa aktivistja vazhdon ta ndjekë me telefon duke regjistruar momentin.

 


Video