Ndërhyrja kirurgjikale e parashikuar për të hënën, Veliaj nuk paraqitet në spitalin e Fierit: Refuzoj! Pres përgjigjen e GJKKO-së

22 Nëntor 2026, 11:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndërhyrja kirurgjikale e parashikuar për të hënën,

Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në kuadër të përgatitjeve për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë.

Sipas planifikimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kryebashkiaku i Tiranës duhej t’i nënshtrohej kontrolleve dhe analizave paraprake përpara operacionit, i cili ishte parashikuar të kryhej të hënën, më 23 nëntor.

“Unë jam drejtuar GJKKOsë për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirugrgjikale. Refuzoi të shkoj në spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar ai.


Video