“Mos më dërgo puthje” - Vuçiçi ankohet se një deputet i Listës Studentore e ngacmoi seksualisht

18 Nëntor 2026, 20:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Mos më dërgo puthje” - Vuçiçi ankohet se

Aleksandar Vuçiç u ankua sot se televizioni shtetëror RTS po e censuronte.

Një ankesë e tillë shkaktoi të qeshura mes deputetëve të Listës Studentore, e cila i fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Deputeti i Listës Studentore, Zllatko Kokanoviç, nisi të tallej me Vuçiçin dhe i dërgoi një puthje nga banka parlamentare ku ishte ulur.

Vuçiçi reagoi menjëherë duke e cilësuar gjestin si “ngacmim seksual” dhe deklaroi se “ai nuk është nga ata” (domethënë, nuk është gej).

Pastaj e ftoi deputetin që puthjet t'ia drejtonte kolegëve të grupit të tij parlamentar, mes të cilëve, sipas Vuçiçit, ka shumë të “asaj pune”.

Vuçiçi u ngut të thoshte se nuk kishte asgjë kundër tyre, pra homoseksualëve. Situata ishte komike edhe për një arsye tjetër: pas Vuçiçit qëndronte ulur Ana Brnabić - ish-kryetarja e parlamentit dhe njëherësh politikane e deklaruar hapur si lesbike.

Ligjëratën e shefit të saj ajo e ndiqte me disa përpjekje plot siklet për të qeshur.


Video