Elektricisti nga Elbasani humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, 54-vjeçari priste të bëhej gjysh, familja pa mbështetje

18 Nëntor 2026, 20:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elektricisti nga Elbasani humbi jetën gjatë stuhisë në
Bashkim Boçi

Në kushte të vështira moti dhe herë-herë pa masat e duhura teknike, elektricistët janë ata që rrezikojmë çdo ditë jetën në detyrë. Vetëm këtë vit në Shqipëri kanë humbur jetën disa elektricistë. Bashkim Boçi, 54 vjeç, humbi jetën në detyrë në korrik 2026 rreth orës 3 të mëngjesit në një mot me stuhi, teksa shërbente në Himarë.

“22 korrik 2026, vëllai ishte në shërbim në zonën e Himarës, e kishte dërguar OSHEE. Atje ka humbur jetën në moshën 54-vjeçare, në krye të detyrës. Ka qenë rreth orës 03:00 të natës, mot shumë i keq, me reshje të dendura, bubullima. Nuk i di kushtet e punës që ka patur. Fillimisht e ka patur vështirë, por u ambientua dhe ia kishte marrë dorën. Vazhdoi këtë punë për shumë vite, ky ishte vite i fundit”, tha vëllai i tij, Rexhep Boçi.

Për familjen tragjedia ishte e madhe ndërkohë që Bashkimi mezi priste të bëhej gjysh.

“Ky ka qenë një tjetër moment i vështirë. Kam qenë i detyruar me i përballuar të gjitha këto. Vajza ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe ka pasur një risk të madh të humbiste fëmijën. Deshi Zoti i madh që ajo shpëtoi dhe sot kemi në jetë nipin e vogël. Takimi i fundit me vëllain ka qenë data 12 korrik”, vijoi Rexhep Boçi.

Elektricisti nga Elbasani u dërgua me shërbim në Himarë gjatë sezonit veror kur kërkohej gatishmëri në zonat turistike. Në 26 vite ai punoi me përkushtim, por sot e kujton vetëm familja. Asnjë mbështetje për bashkëshorten e cila s’ka asnjë të ardhur./TCH

 


Video