Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur “shkolla e Dovolanit” në aksin Peshkopi-Maqellarë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku një Mercedes dhe një Golf 5 janë përplasur ‘kokë më kokë’.
Për pasojë janë plagosur 7 persona.
Menjëherë janë transportuar drejt spitalit rajonal të Peshkopisë dhe pas dhënies së ndihmës së parë janë transportuar të gjithë drejt spitalit të Traumës, për ndihmë të specializuar.
Në mjetin “Golf” udhëtonin një familje, një çift bashkëshortësh, nëna e tij dhe dy vajza të mitura. Bashkëshortja e drejtuesit të “Golfit” ndodhet në gjendje të rëndë.