“O hajdut!” - I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)

7 October 2026, 22:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“O hajdut!” - I riu godet me vezë makinën e Edi

Aktivisti Edison Lika ka qëlluar me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur sapo eskorta e kreut të qeverisë ka dalë nga kryeministria dhe po lëvizte në afërsi të RTSH-së.

Lika është afruar dhe ka hedhur disa vezë në drejtim të makinës së Ramës. Në sfond dëgjohet dikush që bërtet: "o hajdut!".

Më pas autori u largua me vrap, por efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën, e kanë arrestuar.

 


Video